Ndërlidhjet

SHKUP


Kryetari i Parlamentit Evropian Pat Cox ka riafirmuar sot gatishmërinë e Evropës për ta ndihmuar ingtegrimin e maqedonisë, por ai ka thënë se klëtij vendi i duhen reforma para anëtarësimit në bashkimin Evropian. Në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të maqedonisë, Pat Cox tha se synimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian në masë të madhe varet nga gatishmëria e autoriteteve të këtushme për pjesëmarje në vlerat e përbashkët evropiane, përfshirë këtu edhe mbështetjen për Gjyqin ndërkombëtar penal. Më herët Bashkimi Evropian kishte kritikuar Maqedoninë për të marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për përjashtimin e shtetasve amerikanë në këtë vend nga ndekja eventuale penale e Gjyqit ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG