Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i partisë së re të Kosovës, Bujar Bukoshi ka thënë sot se çdo bisedë publike, në nivel të barabartë me Serbinë dhe fqinjët e tjerë, është në dobi të pavarësimit të Kosovës. Ai mëtutje ka thënë se Partia e re e Kosovës nuk konsideron se bisedimet në Vjenë janë prioritet. Bujar Bukoshi ka thënë se "bisedimet për çështje teknike Prishtinë – Beograd, shënojnë kthesë të rëndësishme për Kosovën". Ai ka thënë se pavarësisht nga fakti se këto bisedime janë cilësiar si teknike, me nisjen e tyre fillon edhe procesi politik i zgjidhjes së statusit final të Kosovës.
XS
SM
MD
LG