Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Shtetet e Bashkuara e paraqitën projekt rezolutën mbi Irakun si pjesë e përpjekjeve për t'i bindur vendet tjera të kontribuojnë me më shumë trupa dhe para për stabilizimin dhe rindërtimin e Irakut.
Raporti parasheh që kontrolli i plotë në Irak t'u mbetet Shteteve të Bashkuara, kurse Kombeve të Bashkuara t'u jepet një rol më i madh në bartjen e pushtetit tek irakienët.
Në projekt rezolutën, forcat amerikane cilësohen si "të përkohshme", ndërsa autorizohet formimi i një force shumëkombëshe, nën komandën amerikane, për të ndihmuar sigurinë dhe stabilitetin në Irak.
Ambasadori amerikan John Negroponte e shfaqi shpresën që rezoluta të miratohet para konferencës së donatorëve për Irakun, që në 24 tetor do të mbahet në Madrid.
XS
SM
MD
LG