Ndërlidhjet

PRISHTINË


Gjenerali italian Fabio Mini ia ka dorëzuar sot komandën e Kforit, gjeneralit gjerman Holger Kamerhof. Në ceremoninë e pranim – dorëzimit ishin të pranishëm edhe gjenerali Xhejms Xhons komandant suprem i Natos për Evropë dhe admirali Gregori Xhonson, komandant i krahut jugor të Natos. Në këtë ceremoni u përmend edhe çështja e bisedimeve të mundshme teknike ndërmjet Prishtinës e Beogradit. Përfaqësuesit më të lartë të Natos shfaqën përkrahjen e tyre të plotë për bisedime duke e cilësuar dialogun si rrugën e vetme për bashkëpunim në rajon.
XS
SM
MD
LG