Ndërlidhjet

PARIS


Franca e ka shfaqur pakënaqësinë me propozim rezolutën amerikane mbi Irakun.
Drafti "nuk i përmban ndryshimet që i kërkojmë", tha zëdhënësi i Ministrisë së jashtme Herve Ladsous.
Ndërkohë, duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Moskë, presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha:
"Ende nuk jemi të kënaqur me projekt rezolutën e propozuar nga partnerët tanë amerikanë, edhepse e shohim gatishmërinë e tyre për të gjetur një kompromis", tha Putin, i cili njëherit i ftoi autoritetet e koalicionit në Irak t'i respektojnë kontratat ekonomike të nënshkruara para luftës.
XS
SM
MD
LG