Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ish emisari amerikan për Ballkanin, Riçard Holbruk, ka deklaruar se procesi i tashëm i zgjidhjes së çështjes së Kosovës është shumë i ngadalshëm, ndërsa koha do ta vështirësoj situatën dhe do të çoj në incidente të reja.
Këto komente Riçrad Holbruk i ka bërë mbrëmë në Beograd ku bashk me ish - shefin e UNMIK-ut, Bernar Kushner, ka biseduar me nënkryetarin e Qeverisë së Serbisë, Nebojsha Qoviq.
Diplomati amerikan ka thënë se shumkush mendon se duhet kohë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por se ai është i mendimit të kundërt.
Holbruk ka thënë se këtë mendim nuk e ndan edhe Bernar Kushner.
Ndërkaq, Kushner ka thënë se në Kosovë më nuk bën të ketë dhunë dhe vrasje.
Holbruk dhe Kushner, që sot arrijnë për vizitë në Kosovë, kanë mbështetur fillimin e dialogut Beograd – Prishtinë.
XS
SM
MD
LG