Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ish emisari amerikan, Richard Holbrooke ka i ka thënë sot agjencisë Associated Press se do të ishte "gabim historik" nëse Shtetet e Bashkuara i tërheqin paqeruajtësit e tyre nga Ballkani. Ish ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara mëtutje ka thënë se çfarëdo tërheqje e trupave nga Kosova dhe nga Bosnja do të mund të nënkuptohej si shkelje e zotimit të bërë nga presidenti amerikan, George Bush për të mbetur i angazhuar ushtarakisht me aleatët e Natos në rajonin e dëmtuar nga lufta. Ai tha se "ky zotim ishte bërë para luftës në Irak, pasi Pentagoni nuk e kishte parashikuar se i duhet ti mbajë 130 mijë trupa në Irak pas luftës". Richard Holbrooke, në intervistën dhënë agjencisë Associated Press tha se "ne nuk e kemi përfunduar punën në Bosnjë dhe ne ende as nuk e kemi definuar përfundimin e punës në Kosovë".
XS
SM
MD
LG