Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se ata kanë përfunduar pagesën prej 40 dollarësh për më tepër se 320 mijë pjesëtarë të demobilizuar të ish ushtrisë së Irakut. Zëdhënësi i koalicionit Charles Heatley ka thënë se shumë irakianë, që gjatë ditëve të kaluara protestuan për shkak të vonesës së pagesës, nuk ishin në listat zyrtare për marrjen e këtij kompensimi. Ai mëtutje ka akuzuar agjentët e ish liderit të Irakut, Saddam Hussein për nxitjen e protestave.
XS
SM
MD
LG