Ndërlidhjet

PRISHTINË


Komandanti i ri i misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, Kfor, që udhëhiqet nga Natoja, gjenerali gjerman, Holger Kammerhoff, sot në një kumtesë është shprehur se "pret që Kosova stabile dhe e qetë do të jetë kontributi kryesor për stabilitetin e ardhshëm të Evropës". Ai mëtutje ka theksuar kënaqësinë e tij që për qytetarët e Kosovës dhe për media KFORI është një "institucion shumë i nderuar". Gjenerali Komerhof ka thënë se "bashkësia ndërkombëtare në Kosovë po e udhëheq njërën nga operacionet më serioze në botë" dhe ka shtuar se është "i bindur se do të ecim rrugës së multi-etnicitetit, të integrimit, të tolerancës dhe të dialogut".
XS
SM
MD
LG