Ndërlidhjet

ANKARA


Parlamenti i Turqisë ka miratuar sot vendimin për ti lejuar qeverisë mundësinë që të dërgoj trupa të këtij vendi në Irak, informojnë agjencitë e lajmeve. Aktualisht, kjo nuk do të thotë se ushtarët e Turqisë do të dërgohen menjëherë në Irak, por ky vendim i jep autoritet qeverisë që mund ti dërgoj trupat për një vit. Nuk janë dhënë detaje të tjera. Shtetet e Bashkuara poashtu kanë kërkuar që edhe India, Pakistani dhe Korea Jugore të dërgojnë trupa në Irak, për ta ndihmuar kontigjentin prej 130 mijë ushtarëve amerikanë që gjenden në këtë vend.
XS
SM
MD
LG