Ndërlidhjet

JERUSALEM/MADRID


Izraeli ka hedhur poshtë kërcënimet nga ambasadori i Sirisë në Madrid se Siria do të kundër-përgjigjet ushtarakisht nëse Izraeli ndërmerrë sulme të tjera brenda territorit të Sirisë. "Izraeli nuk synon shkallëzimin e konfliktit me Sirinë dhe ka ndërmarrë masa për të parandaluar një gjë të tillë por ne do të veprojmë në vetë-mbrojtje nëse kjo paraqitet e domosdoshme" – ka thënë një burim i sigurisë izraelite, transmeton agjencia Reuters. Më herët gjatë ditës së sotme, ambasadori i Sirisë në Spanjë, Mohsen Bilal kishte thënë se "nëse Izraeli përsëri e sulmon Sirinë, natyrisht se populli dhe qeveria e Sirisë do të reagojnë për ta mbrojtur vet-veten".
XS
SM
MD
LG