Ndërlidhjet

STOKHOLM


Shkencëtarët amerikanë, Peter Agre dhe Roderick MacKinnon janë fitues të çmimit nobel për kimi, ka bërë të ditur sot Akademia mbretërore suedeze e shkencave në Stokholm. Në arsyetimin e akademisë thuhet, pos tjerash, se puna e këtyre dy shkencëtarëve për kanalet e celulave të membranës është e një rëndësie të veçantë për të kuptuar edhe më mirë shumë sëmundje". Akademia mbretërore suedeze sot ka shpallur poashtu se fitues të çmimit nobel për ekonomi janë amerikani Robert Engle dhe britaniku Clive Granger, për zbulimet lidhur me mënyrat e parashikimeve të rrezikut për investitorë.
XS
SM
MD
LG