Ndërlidhjet

PORTSMUTH


Presidenti amerikan gjatë fjalës së tij përpara ushtarakëve amerikan në Portsmuth, në lindje të Shteteve të Bashkuara, në 6 mujorin e rënies së Sadam Huseinit, i është përgjigjur dyshimeve të ngritura lidhur me strategjinë e tij në Irakun e pas-luftës.
Bush krahasoi përpjekjet e sotme për të stabilizuar Irakun me ato të pas Luftës së Dytë Botërore në Gjermani e Japoni.
Presidenti amerikan nënvizoi se forcat anti-amerikane në Irak po përpiqeshin të krijonin kaos në vend.
"Cdo provë e Amerikës ka nxjerrë në pah karakaterin e Shteteve të Bashkuara. Dhe pas dy viteve të fundit askush në botë, mik apo i cmendur, nuk mund të vërë në dyshim vullnetin, karakterin dhe forcën e popullit amerikan", tha Bush.
XS
SM
MD
LG