Ndërlidhjet

OSLO


Avokatja nga Irani Shirin Ebadi e ka fituar çmimin Nobel për Paqe, për punën e saj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe promovimin e demokracisë.
Kreu i Komitetit norvegjez të çmimit Nobel Ole Danbold Mjoes tha se Ebadi me guxim e ka ngritur zërin për të drejtat e grave dhe fëmijëve.
"Ajo veçanërisht është përqëndruar në luftën për të drejtat e gruas dhe fëmijëve. Si avokate, gjykatëse, letrare, shkrimtare dhe aktiviste, ajo foli qartë dhe fuqishëm në vendin e saj, në Iran, por edhe përtej kufijve", tha Mjoes.
Ebadi ishte gjykatësja e parë në Iran, para se të largohej në kohën e revolucionit Islamik, ndërsa është gruaja e parë myslimane që e fiton çmimin Nobël.
XS
SM
MD
LG