Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Natasha Miçiq ka deklaruar se mbledhja e Parlamentit, në të cilën do të debatohet për shkarkimin e saj dhe për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, do të mbahet më 14 tetor. Ajo mëtutje ka thënë se çështja e votëbesimit të qeverisë është hapur në momentin më të pa-përshtatshëm sepse kjo mund të ketë pasoja negative në pozitën e Beogradit në fillim të bisedimeve teknike me Prishtinën. Natasha Miçiq ka shfaqur bindjen se më 14 tetor do të hiqen dilemat e mëtejme dhe se Serbia nuk do të paraqesë problem por partner konstruktiv për bisedimet me Prishtinën.
XS
SM
MD
LG