Ndërlidhjet

ANKARA


Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan sot e mbrojti qëndrimin e vendit të tij për dërgimin e trupave për të ndihmuar stabilizimin e Irakut.
Në Kongresin e partisë së tij të Drejtësisë dhe Zhvillimit, Erdogan tha se Turqia shkon në Irak "vetëm me qëllime humanitare dhe paqësore".
Parlamenti i Turqisë votoi për dërgimin e trupave sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara, por disa anëtarë të Këshillit Qeverisës të Irakut të emërtuar nga amerikanët, thanë se nuk dëshirojnë trupa nga vendet fqinje.
XS
SM
MD
LG