Ndërlidhjet

MONTGOMERY: SHBA-të DO TË VAZHDOJNË TË MBETEN TË ANGAZHUARA NË BALLKAN


William Montgomery, Ambasador i SHBA-ve në Unionin Serbi-Mali i Zi

RADIO EVROPA E LIRË
Cili është angazhimi i SHBA-ve në Dialogun e Vjenës?

WILLIAM MONTGOMERY
Vetë palët e kanë fjalën kryesore, por në grupet e punës do të ketë një lehtësues nga organizatat ndërkombëtare. Mendoj që Shtetet e Bashkuara do të jenë njëra nga këto vende, ashtu siç e ka rolin e vet lehtësues edhe Grupi i Kontaktit.

RADIO EVROPA E LIRË
Pse Grupi i Kontaktit është aktivizuar kaq vonë në këtë dialog?

WILLIAM MONTGOMERY
Mendoj se kjo u bë në mënyrë që ti shohim të gjitha palët të përfshira, që ato të bashkëpunojnë drejt pajtimit.

RADIO EVROPA E LIRË
Shteteve të Bashkuara janë të angazhuara në luftën kundër terrorizmit. Çfarë ndikimi mund të ketë kjo në angazhimin amerikan në Ballkan, e veçanërisht në Kosovë?

WILLIAM MONTGOMERY
Mendoj se realiteti është që Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara dhe do të vazhdojnë të jenë të angazhuara në këtë rajon, dhe do të luajnë një rol kryesor për ecurinë e procesit të pajtimit në Kosovë.

RADIO EVROPA E LIRË
Shqiptarët kanë kërkuar që Shtetet e Bashkuara të jenë ndërmjetësues e jo lehtësues në procesin e dialogut me Beogradin.Do merret parasysh kjo kërkesë e tyre?

WILLIAM MONTGOMERY
Kjo nuk do të ndodhë, nuk është e vërtetë. Ne do ta ndihmojmë ecurinë e procesit, por do t'ia lëmë UNMIK-ut që ai ta udhëheqë atë.

Intervistoi Iliriana A. Bajo

XS
SM
MD
LG