Ndërlidhjet

BAKU


Ilham Alijev ka fituar në zgjedhjet për president të Azerbajxhanit dhe këtë post do ta marrë nga i ati i tij, Hajdar Alijev, u ka thënë sot reporterëve, Azer Sarijev nga komisioni qendror zgjedhor. Bëhet e ditur se udhëheqësi i misonit vëzhgues të OSBEs, Peter Ajher ka thënë se "dhuna e provokuar nga policia është veçanërisht ajo që duhet të kritikohet". Mbrëmë vonë dhe në orët e mëngjesit të sotëm, në afërsi të zyrës së kandidatit presidencial Isa Gambar në Baku, është raportuar për përleshje të policisë me demonstrues.
XS
SM
MD
LG