Ndërlidhjet

PRAGË


Ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright arriti sot në Pragë, që është vendlindja e saj. Ajo do të marrë pjesë në Forumin 2000 dhe në manifestimin që do të organizohet me rastin e publikimit të memoareve të saj në gjuhën çeke. Madeleine Albright sot ka thënë se "do të duhet shumë punë para se marrëdhëniet ndërmjet serbëve e shqiptarëve në rajon të përmirësohen". Duke folur për fushatën ajrore të Natos në vitin 1999, ajo tha se "ka shkruajtur për këtë çështje pasi beson se ishte një fushatë e rëndësishme" duke shtuar se "shumë gjëra të rëndësishme kanë ndodhur jo vetëm në aspektin se çka ka bërë Amerika por poashtu edhe Natoja dhe komuniteti ndërkombëtar".
XS
SM
MD
LG