Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria amerikane ka informuar se katër pjesëtarë të policisë ushtarake janë vrarë në dy sulme të ndara në Bagdad dhe në Qerbela. Komanda qendrore amerikane ka thënë sot se tre policë ushtarakë dhe dy policë irakianë ishin vrarë gjatë natës derisa patrullonin në Qerbela. Incidenti tjetër ndodhi sot në Bagdad, kur një pjesëtar tjetër i policisë ushtarake amerikane u vra nga shpërthimi i një bombe. Nuk janë publikuar detaje të tjera.
XS
SM
MD
LG