Në fjalimin e tij të sotëm, që është vlerësuar si emocional, Papa Gjon Pali i Dytë tha se ai synon të qëndroj në këtë pozitë "aq gjatë sa të jetë dëshira e zotit". Këto komente Papa Gjon Pali i dytë i bëri para kardinalëve dhe peshkopëve nga e gjithë bota, në fund të një tubimi katërditor, që u bë në kuadër të shënimit të 25 vjetorit të zgjedhjes së Papës Gjon Pali i Dytë për ta udhëhequr Kishën Katolike. Duke folur për shpalljen lume të Nënes Tereze, që është paralajmëruar për nesër në Selinë e Shenjtë, Papa Gjon Pali i dytë tha se "ajo ishte një shembull i veçant" i mirësisë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.