Ndërlidhjet

LONDËR


Në një intervistë që e publikoi sot e përditshmja Guardian, ministri i jashtëm i Francës, Dominique de Villepin, i pyetur për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara tha se "në botën e sotme ndërrim – regjimi nuk do të duhej të ishte politikë e vet-vetes. Ju duhet të keni respekt për sovranitet". Mëtutje ai tha se "natyrisht, ekzistojnë situata të vështira që kanë të bëjnë me të drejtat e njerëzve...rast të këtillë patëm në Kosovë". Prandaj, tha mëtutje de Villepin, në situata të rralla, ne duhet të merremi me këto çështje duke pasur parasysh edhe mënyrën ushtarake". Por, në këtë aspekt, ministri i jashtëm i Francës, Dominique de Villepin tha se duhet të ekzistoj edhe mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG