Ndërlidhjet

PRAGË


Ambasadori amerikan në NATO i ka mohuar raportet për tensionimin e marrëdhënieve amerikano-britanike, për sa u përket planeve të Bashkimit Evropian për politikën e Mbrojtjes.
Nicholas Burns i quajti "të gabuara" raportet e fundit të shtypit, sipas të cilave Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth vendimit të Britanisë që ajo të bashkëpunojë më ngushtë me aleatët evropianë në fushën e mbrojtjes.
Në konferencën e NATO-s në Pragë, Burns megjithate i shprehu shqetësimet amerikane për projektin e mbrojtjes, dhe tha se marrëdhëniet NATO- BE aktualisht nuk janë të kënaqshme.
XS
SM
MD
LG