Ndërlidhjet

BANGKOK


Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar garanca të sigurisë Koresë së Veriut, për ta bindur që të heqë dorë nga programi i saj bërthamor.
Sekretari i shtetit Colin Powell tha se presidenti George Bush këto garanca i ka paraqitur në takimin me presidentin kinez Hu Jintao në Bangkok, ku mbahet Forumi Ekonomik i vendeve të Azisë dhe Paqësorit.
Çështjen e Koresë së Veriut, Bush e diskutoi edhe me presidentin e Koresë së Jugut Roh Moo-hyun.
"Ne kemi një qëllim të përbashkët, të sigurojmë që siujdhesa e Koresë të mos ketë armë bërthamore. Gjithashtu shënojmë përparim të mirë në zgjidhjen paqësore të çështjes verikoreane", tha presidenti amerikan, i cili i ka hedhur poshtë kërkesat e Koresë së Veriut për një pakt të mos-sulmimit.
XS
SM
MD
LG