Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit Ariel Sharon tha se lideri palestinez Yasser Arafat është "pengesa më e madhe për paqen" dhe Izraeli mbetet i përcaktuar "që ti japë fund largimit të tij nga skena politike".
Dule folur në parlament, Sharon tha se Izraeli do ta përshpejtojë ndërtimin e barierës së sigurisë në Bregun Perëndimor.
Negociatori palestinez Saeb Erekat tha se vërejtjet e Sharonit synojnë ta shkatërrojnë procesin e paqes.
Gjatë ditës, të paktën tre palestinezë u vranë ndërsa 25 u plagosën nga sulmet e ushtrisë izraelite në qytetin e Gazës.
Në sulmin e parë me helikopterë, u vranë dy pjesëtarë të Hamasit.
XS
SM
MD
LG