Ndërlidhjet

BRUKSEL


Vendet anëtare të NATO-s sot u përpoqën t'i zbutin mosmarrëveshjet me Shtetet e Bashkuara rreth planeve të Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes.
Zëdhënësi i aleancës Jamie Shea tha pas takimit se "askush nuk përpiqet ta dëmtojë NATO-n".
Takimin e thirri ambasadori amerikan në NATO Nicholas Burns, i alarmuar nga propozimet e mbështetura nga Franca dhe Gjermania që forcat evropiane të mbrojtjes ta kenë edhe shtabin e tyre të veçantë.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s George Robertson e paralajmëroi unionin të mos e dyfishojë rolin ushtarak të aleancës.
XS
SM
MD
LG