Policia sllovene ka ndaluar rreth orës 13:00 të ditës së sotme, në aeroportin e Lubjanës, gjeneral Agim Cekun, komandanti i TMK-së.
Në castet e ndalimit zoti Ceku priste të kthehej në Prishtinë, pas një qëndrimi në Kroaci.
"Agim Ceku është arrestuar në bazë të flet-arrestit të Interpolit, Zyra në Beograd", ka deklaruar për programin tonë, Zdenko Gucci, zyrtar nga drejtoria e policisë sllovene.
Ndërkohë Zyra e kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, zonjës Carla Del Ponte, ka konfirmuar për programin tonë se "ndalimi i zotit Ceku nuk është bërë me kërkesë të kësaj Gjykate dhe nuk ka të bëjë me Tribunalin e Hagës".
Agjencia e lajmeve DPA ka bërë të ditur se ndalimi i gjeneral Cekut është bërë në bazë të një kërkesë dhe flet-arresti lëshuar nga Beogradi në fund të viteve të '90, gjatë kohës së ish-presidentit jugosllav, tash i akuzuar nga Gjykata e Hagës, Sllobodan Millosheviq.
Zyrtarët e UNMIK-ut i kanë thënë Radios "Evropa e Lirë" se janë duke bërë përpjekje për lirimin e gjeneral Cekut.