Ndërlidhjet

BEOGRAD


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana ka thënë sot në Beograd, pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Zoran Zhivkoviq se "e vetmja mundësi që e keni është rruga për në Evropë, pasi këtë gjë e dëshiron shumica e njerëzve në vend dhe shumica e evropianëve". Havier Solana mëtutje ka thënë se Beogradi duhet të bashkëpunoj me të gjitha institucionet ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Tribunalin e Hagës. Zoran Zhivkoviq dhe Havier Solana sot vlerësuan se dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës paraqet një hap të rëndësishëm. Havier Solana nesër e viziton Prishtinën.
XS
SM
MD
LG