Ndërlidhjet

TIRANË


Kuvendi i Shqipërisë nuk miratoi sot emërimin e Namik Dokles dhe të Fatmir Xhafës për postet ministrore përkatësisht të ministrit të jashtëm dhe të ministrit të rendit. Në votimin e sotëm në Kuvend morën pjesë 131 deputetë. Votave të opozitës sot iu bashkuan edhe votat e social demokratëve dhe votat e 15 deputetëve të PS-së, që mbështesin Ilir Metën. Lideri i opozitës, Sali Berisha ka thënë se ka kërkuar nga kryeministri Fatos Nano që të paraqesë mocion besimi në Kuvend.
XS
SM
MD
LG