Ndërlidhjet

KANBERRA


Duke folur sot para anëtarëve të Parlamentit të Australisë, presidenti amerikan George Bush e falënderoi këtë vend për mbështetjen e aksionit të Shteteve të Bashkuara në Irak dhe në Afganistan. Presidenti Bush tha se "duhet ta luftojmë terrorizmin me të gjitha forcat tona". Gjatë fjalimit zoti Bush dy herë u ndërpre nga kundërshtimet e deputetëve opozitarë. Jashtë parlamentit u organizuan demonstrata paqësore kundër vizitës së presidentit Bush në Australi.
XS
SM
MD
LG