Ndërlidhjet

HAGË


Duke dëshmuar sot në gjykatën ndërkombëtare për krime të luftës në seancën kundër të akuzuarit Sllobdan Milloshweviq, ish kryeministri jugosllav, Ante Markoviq ka thënë se i akuzuari Millosheviq dhe ish presidenti kroat Franjo Tugjman kishin një plan sekret për ta ndarë Bosnjën. Dëshmitari Markoviq mëtutje ka thënë se ky plan ishte përgatitur në takimin ndërmjet ish dy presdientëve në Karagjorgjevë në mars të vitit 1991. Gjatë pjesës së pyetje – përgjigjjeve të ndërsjella, i akuzuari Millosheviq e hodhi poshtë mbajtjen e një takimi të tillë.
XS
SM
MD
LG