Ndërlidhjet

NJU JORK


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi të bashkëpunojnë për të lehtësuar jetën e qytetarëve të Kosovës.
Në raportin e tij të rregullt, që Anan e paraqiti para Këshillit të Sigurimit, përshëndeti fillimin e dialogut Prishtinë – Beograd.
Anan vlerësoi pozitivisht përpjekjet e qeverisë vendore për të plotësuar nevojat e popullsisë derisa ka këkruar një përfaqësim të përshtatshëm të pakicave në qeverisjen e komunave.
Kreu i Kombeve të Bashkuara kërkoi "nga serbët e Kosovës të prishin strukturat paralele, të mbështetura nga Beogradi, dhe të bashkëpunojnë me autoritetet kosovare."
XS
SM
MD
LG