Ndërlidhjet

BAGDAT


Një sulm vetvrasës ka ndodhur pranë një stacioni policor në qytetin irakian të Falluxhas, duke shkaktuar vdekjen e atentatorit dhe së paku të katër civilëve.
Ky sulm vjen pas sulmeve të djeshme ku u vranë mbi 30 njerëz dhe u plagosën rreth 200 të tjerë.
Një nga sulmet ndodhi pranë selisë së Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Bagdat.
Lidhur me mundësinë e tërheqjes së ekipit zëdhënësja e kësaj organizate në Bagdat, Nada Dumani tha:
"Nuk kemi marrë ende vendim rreth largimit të një pjese të stafit tonë. Ky është një vendim i vështirë, megjithatë nuk bëhet fjalë për të tërhequr gjithë ekipin."
Në të tjera zhvillime trupat bullgare kanë arrestuar një numër irakianësh të përfshirë në sulmin ndaj një helikopteri polak në qytetin e Qerbelasë.
XS
SM
MD
LG