Ndërlidhjet

TEHERAN – UASHINGTON


Qeveria iraniane ka hedhur poshtë kërkesën amerikane për të dorëzuar të arrestuarit që dyshohet se janë anëtarë të rrjetit terrorist të Al-Kaidës. Teherani thotë se ata do gjykohen në këtë vend, pasi këtu i kanë kryer veprat penale. Qeveria e Iranit ka deklaruar se i ka dhënë informacione të detajuara për 147 të burgosur Kombeve të Bashkuara.
Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të fillojnë kontakte të kufizuara me qeverinë iraniane.
Nënsekretari amerikan i Shtetit, Richard Armitage, tha se megjithatë nuk do të ketë përmirësim të mardhënieve derisa Irani të mos ndajë informacionet e inteligjencës rreth Al-Kaidës me Shtetet e Bashkuara. Përfaqësuesit e dy vendeve kanë pasur kontakte në fillim të këtij viti në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG