Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i Brendshëm i Serbisë tha se nuk do t'i arestojë katër zyrtarët prominentë serbë, të akuzuar nga Tribunali i Hagës për krimet e luftës.
Në një intervistë dhënë shtypit serb, Dushan Mihajlloviq ka thënë se policia do ta refuzonte arrestimin e tyre, sepse sipas tij, kjo do të mund ta destabizonte vendin.
Javën e kaluar, Tribunali e akuzoi zëvendësin e Mihajlloviqit, gjeneralin Sreten Llukiq për krime të luftës në Kosovë, ndërsa mijëra policë në Beograd protestuan kundër vendimit të Tribunalit.
XS
SM
MD
LG