Ndërlidhjet

BAGDAT


Një tren mallrash është qëlluar pranë Falluxhas në perëndim të Bagdatit, derisa transportonte paisje mjekësore dhe kompjutera. Ndonëse nuk pati viktima mallrat u plackitën nga banorët vendas.
Po gjatë ditës së sotme ushtarët amerikanë kanë zhvilluar aksione kërkimore në Tikrit, vendlindja e Sadam Huseinit, ku kanë arrestuar 4 persona.
Organizatat humanitare që veprojnë në Irak po zvogëlojnë numrin e punonjësve ndërkombëtarë në terren, pas sulmeve vetvrasëse të ditëve të fundit, përfshi dhe atë pranë Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Bagdat.
XS
SM
MD
LG