Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush ka biseduar me telefon me kryeministrin italian Silvio Berlusconi, për të kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian për rindërtimin e Afganistanit.
Italia aktualisht e kryeson presidencën e unionit.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scot McClellan tha.
"Së shpejti do të ketë diskutime për ndihmën financiare për Afganistanin. Presidenti i kërkoi kryeministrit Berlusconi, tu bëjë thirrje vendeve evropiane ta rritin dhe përshpejtojnë mbështetjen ndaj Afganistanit", tha McClellan.
Kërkesa e Bushit bëhet në kohën e shqetësimeve se ndihma për Afganistanin ka rënë në hijen e vëmendjes për rindërtimin e Irakut.