Augustin Palokaj, Hagë
Pjesa e deritashme e dëshmisë së Lordi Owen, shumica e së cilës ishte pjesë nga libri i tij " Odiseja Ballkanike", lirisht mund të thuhet se ka qenë më shumë në favor të të akuzuarit Millosheviç sesa të Prokurorisë. Kur fliste për planin e paqes në Bosnje Hercegovinë, Lordi Owen mendonte vetëm në planin, të cilin ai vetë e kishte përpiluar së bashku me bashkëkryesuesin tjetër të konferencës së atëhershme për ish-Jugosllavinë, Sajrus Vens. Owen tha se Millosheviçi nuk kishte shfrytëzuar deri në fund pozitën e tij për të detyruar serbët e Bosnjes që të përkrahnin planin e paqes, por në të njëjtën masë dëshmitari tha se përgjegjësi mbanin edhe shtetet perëndimore, që nuk ishin në gjendje të përdornin forcën për të ndërprerë furnizimin e serbëve të Bosnjes me naftë. PO ta kishin bërë këtë lufta do të përfundonte dy vjet më herët dhe shumë jetë njerëzish do të shpëtoheshin, tha Lordi Owen. Ai tha se Millosheviçi që në vitin 1993, kishte parandaluar gjeneralin Radko Mlladiç që të marë Srebrenicën. Millosheviçi në një bisedë më ka thënë se nëse serbët e marrin Srebrenicën, aty do të ndodhë një gjakderdhje e madhe, për shkak të kontradiktave që egzistojnë mes muslimanëve dhe serbëve, tha Lordi Owen. Ai tha se në fillim Millosheviçi kishte një rol dhe ndikim në serbët e Bosnjes, por më vonë e kishte humbur këtë ndikim.
Kjo shkon në kundërshtim me atë që kanë thënë dëshmitarët e tashëm që kanë dëshmuar kundër Millosheviçit, të cilët kanë fajësuar Millosheviçin për ndikim të drejtpërdrejtë në serbët e Bosnjes. Në pjesën e sotme të dëshmisë së Lordit Owen është folur edhe për Kosovën, sepse ai tha se politika e Millosheviçit dhe historia e konflikteve nuk mundet kurrsesi të shpjegohet pa Kosovën. Problemi ynë ishte se në rastin e Kosovës Sllobodan Millosheviçi fliste gjithmonë në emër të shumicës së serbëve e shumica e serbëve mendonin se kosovarëve nuk u duhet lëshuar dhe nuk u duhen dhënë të drejtat, tha Lordi Owen, duke thënë se Josif Broz Tito kishte dhënë autonominë kosovarëve, të cilën ua kishte hequr Sllobodan Millosheviç. Sipas Lordit Owen, sa herë që është përmendur Kosova, Millosheviçi ka refuzuar që të bisedohet për këtë gjë sepse ka thënë se kjo është vetëm çështje e brendshme e tyre, ndërsa Lordi Owen thotë se e tërë konferenca për ish-Jugosllavinë, ka dashur, por pa sukses që të merret edhe me çështjen e Kosovës. Dëshmia e Lordi Owen do vazhdojë dhe nesër, ku ai do t'u përgjigjet pyetjeve të të akuzuarit Sllobodan Millosheviç.