Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut, Hari Holkeri ka nënshkruar sot vendimin ekzekutiv për formimin e njësitit për hetimin e korrupsionit në institucionet ndërkombëtare dhe vendore si dhe në të gjitha ndërmarrjet publike në Kosovë.
Sipas një kumtese të UNMIK-ut, në përbërje të këtij njësiti që e fillon punën nga mesi i këtij muaji, do të jenë përfaqësues të zyrës së Kombeve të Bashkuara për kontroll të brendshëm, të zyrës evropiane për luftë kundër korrupsionit dhe pjesëtarë të policisë financiare.
XS
SM
MD
LG