Ndërlidhjet

BEOGRAD


Gjatë vizitës që i bëri unionit Serbi-Mali i Zi, nënsekretari amerikan i shtetit Marc Grossman, tha se bisedimet për statusin final të Kosovës do të mund të fillonin kah mesi i vitit 2005, me kusht që deri atëherë të përmbushen standardet e parapara.
"Ne nuk kemi sjellë kurrfarë vendimi rreth statusit të ardhshëm të Kosovës, dhe nuk shohim se si mund ta sjellim një vendim të tillë, deri sa standardet nuk janë të përmbushura. Nëse tani duam të vendosim për ndonjë status të ardhshëm, mendoj se do ta humbnim rastin për plotësimin e standardeve", tha Grossman, Ai tha se bashkëbiseduesve në Beograd ua ka transmetuar planin e Grupit të Kontaktit se Kosova duhet të përqëndrohet në arritjen e standardeve.
Lidhur me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj procesit të reformave në Serbi dhe Mal të Zi, Grossman tha se për këtë nevoitet vazhdimi i bashkëpunimit të unionit me Tribunalin e Hagës.
XS
SM
MD
LG