Alma Çupi
Nënsekretari i Shtetit për Çështjet Politike i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Grosman, tha sot në Tiranë se gjatë këtyre ditëve të udhëtimit ideja për standartet para statusit njerëzve u është
dukur me vlerë.
"Përshtypja që më është krijuar nga ky udhëtim është se ideja e standardeve përpara statusit është dukur me vlerë. Këshilli i NATO-s ishte pozitiv, bisedimet që pata në Beograd ia vlejtën dhe besoj se edhe i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara është që ta mbështesim atë. Njerëzit që takova në Prishtinë mendojnë se standardet do t’i ndihmojnë ata të ecin përpara me të drejtat e tyre dhe besoj se edhe njerëzit që takuam në Shkup ishin të interesuar për atë që u thamë ne", tha Grosman.
Ndërsa zëvendësministri i jashtëm Luan Hajdaraga, tha se Shqipëria është për respektimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së:
"Qëndrimi i qeverisë shqiptare në lidhje me Kosovën është tashmë i njohur nga të gjithë se ajo është për respektimin e plotë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së si dhe për realizimin e standardeve të parashtruara nga Misioni i OKB-së në Kosovë UNMIK-u dhe të mbështetura nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara përpara se të diskutohet statusi përfundimtar i saj. Qeveria shqiptare do vazhdojë të luajë rolin e saj pozitiv dhe moderues në vendet e rajonit", tha Luan Hajdaraga.
Më tej Nënsekretari amerikan Grosman tha se viti 2005 është datë, në të cilën mendohet se është e përshtatshme për të gjykuar, nëse njerëzit i kanë përmbushur të gjitha standartet. Nuk është një datë,
në të cilën do të përcaktohet statusi i ardhshëm i Kosovës. Ka mundësi të jetë një datë kur do të fillojë kjo bisedë, por varet nëse njerëzit do ti arrijnë këto standarte, tha Nënsekretari amerikan Grosman duke shtuar:
"Ajo që është absolutisht e rëndësishme është që këto standarte të jepen në mënyrë sa më specifike, të përcaktohen më së miri, të jenë të matshme, të dimë se kush përgjegjësi për to dhe të përcaktojmë dhe
datat e realizimit të tyre. Dhe gjykimet të bëhen pasi të bëhen publike këto standarte, pasi njerëzit në Kosovë dhe Beograd të kenë rastin të kenë rastin të reagojnë ndaj tyre dhe pasi t'u jepet njerëzve një farë kohe të kuptojnë se çfarë shansesh dhe çfarë stimujsh japin këto. Mbrëmë pata një takim me autoritet e qeverisë
provizore dhe për mendimin tim ata e kuptonin lidhjen që ekziston midis realizimit të standarteve dhe ecjes përpara për të përmirësuar jetën e popullit të Kosovës", tha Grosman.
Nënsekretari amerikan për çështjet politike të SHBA-ve pati një takim edhe me presidentin e republikës Alfred Moisiu dhe kryeministrin Fatos Nano dhe zyrtarë të tjerë të lartë shqiptarë, ku është diskutuar mbi Kosovën dhe të ardhmen e rajonit.