Ndërlidhjet

PODGORICË


Serbia dhe Mali i Zi do të ndahen vitin e ardhshëm, ka deklaruar kryetari i kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq.
"Pas zgjedhjeve në Serbi, ne do ti fillojmë bisedimet për ndarjen, përfundimi i të cilave deri në 2005 do të varet nga Kosova dhe zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara. Por, megjithate ky është problem teknik", ka thënë Krivokapiq.
Sipas tij, viti 2004 është vendimtar. Të gjithë e kanë të qartë se Serbia dhe Mali i Zi do të jenë dy shtete të pavarura. Këtë e ka të qartë edhe Bashkimi Evropian, ka thënë Krivokapiq.
XS
SM
MD
LG