Ndërlidhjet

BAGDAD


Zëvendës sekretari i shtetit Richard Armitage tha se Shtetet e Bashkuara janë "kthjelluar" pas sulmeve kundër forcave të koalicionit në Irak, e sidomos në zonat si qytetet Tikrit, Ramadi dhe Fallujah, të cilai ai i përshkroi si "zona të luftës".
Armitage tha në Bagdad se Shtetet e Bashkuara u kërkojnë vendeve tjera të kontribuojnë me ushtarë për të stabilizuar zonat në fjalë.
Duke i komentuar vërejtjet e presidentit Bush, Armitage tha se Lindja e Mesme nuk është imune ndaj demokracisë, dhe se në Irak ka patur mjaft ndryshime demokratike.
Ushtria amerikane tha se dy ushtarë janë vrarë në Fallujah, kur një bombë shpërtheu pranë autokolonës së ushtrisë.
Ndërkaq zëdhënësi i ushtrisë e ka shfaqur bindjen se helikopteri, që dje u rrëzua në veri të Bagdadit, është goditur nga toka.
Duke iu përgjigjur sulmit, forcat amerikane mbrëmë ndërmorën një sërë bombardimesh nga ajri në zonën e Tikritit.
Në Gjenevë, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar njoftoi se për shkaqe sigurie, përkohësisht i ka mbyllur zyrat në Bagdad dhe Basra.
XS
SM
MD
LG