Ndërlidhjet

BAGDAD


Administratori amerikan në Irak, Paul Bremer ka deklaruar se guerilët e jashtëm dhe ata irakianë do t'i intensifikojnë aksionet për ta ndërprerë rindërtimin e Irakut. Bremer i ka thënë gazetës londineze, "Times" se trupat amerikane nuk do të largohen nga Iraku, sepse mossuksesi është çmim tejet i lartë për vendin dhe Lindjen e Mesme.
"Terrorizmi dhe sulmet do të shtohen, sepse terroristët kanë vënë re që dinamika e rindërtimit po shkon në favorin tonë," ka thënë Bremer dhe ka shtuar se qindra luftëtarë guerilë kanë hyrë në Irak nga Sudani, Siria, Jemeni dhe nga Arabia Saudite.
XS
SM
MD
LG