Ndërlidhjet

ATHINË


Qeveria greke ka refuzuar sot ta kometojë, siç ka thënë, shkrimin e pa vlerë dhe të pa bazë të javores gjermane "Spiegel" për të ashtuquajturat përgatitje të ekstremistëve shqiptarë për "kryengritje" në veri të Greqisë në vitin 2004, për bashkimin e këtij territori "Shqipërisië së Madhe".
Një burim nga ministria e jashtme greke i ka deklaruar gazetës "To Vima " se shkrimi i "Spiegelit" është provokues dhe, sipas tij, buron nga qarqet serbe dhe maqedonase që duan t'i minojnë marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë. Përfaqësuesi i qeverisë greke, Hristos Protopapas ka thënë se shkrimi i "Spriegelit" nuk ka asgjë të përbashkët me realitetin, gjë që e ka vërtetuar edhe ministri grek i rendit publik, Jorgos Floridis.
XS
SM
MD
LG