Ndërlidhjet

BAGDAT


Jalal Talabani, drejtuesi i rradhës i Këshillit të Përkohshëm qeverisës të Irakut, ka kërkuar krijimin sa më të shpejtë të një qeverie të përkohshme.
Sipas Talabanit është e llogjikshme të ketë një qeveri të përkohshme përpara hartimit të kushtetutës.
Megjithatë Talabani ka theksuar se nuk dihet ende qëndrimi i administratorit civil, Paul Bremer, të cilit i takon të thotë fjalën e fundit në vendimmarrje.
Po sot Bremer ka biseduar me presidentin amerikan, George Bush, për mënyrat e kalimit të pushtetit tek irakianët.
Sipas disa burimeve të adminsitratës një nga propozimet që i është ofruar presidentit Bush është mbajtja e zgjedhjeve brenda 6 muajsh.
XS
SM
MD
LG