Ndërlidhjet

RAMALLAH


Ligjvënësit palestinezë kanë miratuar kabinetin e ri qeveritar. Ky kabinet është i vendosur t'i japë fund cdo lloj dhune kundër Izraelit, ka deklaruar kryeministri palestinez, Ahmed Kurei.
Kurei më tej bëri thirrje për mbajtjen e një konference ndërkombëtare, ku do arrihej zgjidhja përfundimtare, mbështetur në planin amerikan të paqes.
Nga ana tjetër udhëheqësi palestinez, Jaser Arafat deklaroi:
"Ne e njohim shtetin e Izraelit dhe nuk do të ketë tërheqje nga ky qëndrim. Është e drejtë e popullit izraelit të jetojë në paqe dhe siguri, përbri popullit palestinez, që gjithashtu do të jetojë në shtetin e vet të pavarur", tha Arafat.
XS
SM
MD
LG