Ndërlidhjet

PRISHTINË


Danijell Mihajlloviq, 18 vjeçar nga fshati Mogillë i Vitisë është vrarë sot derisa punonte në arën e tij, ndërsa policia e UNMIK-ut njoftoi se e ka arrestuar vrasësin.
Zëdhënësja Angela Joseph ka deklaruar për "Evropën e Lirë" se vrasësi është i përkatësisë etnike serbe.
Me këtë rast, Angela Joseph i ka përgënjeshtruar raportet e disa mediave serbe, të cilat kishin njoftuar se Mihajlloviq është vrarë me një plumb në kokë nga një grup shqiptarësh.
XS
SM
MD
LG