Ndërlidhjet

LONDËR


Presidenti amerikan George Bush ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Londër ku do takohet me kryeministrin Tony Blair dhe Mbretëreshën Elizabetë, gjatë vizitës së tij 4 ditore.
Presidenti Bush do të flasë nesër përpara një publiku të zgjedhur, ku besohet se do të mbrojë politikën e deritashme në Irak.
Të enjten, Bush e Blair, pritet të diskutojnë një morri cështjesh si Iraku, lufta kundër terrorizmit dhe Lindja e Mesme.
Disa mijëra forca amerikane dhe britanike të sigurisë janë shtuuar me rastin e vizitës së presidentit Bush.
Nga ana tjetër janë planifikuar shumë protesta kundër kësaj vizite. Me këtë rast kryebashkiaku i Londrës, Ken Livingstone, sot i ka drejtuar një mesazh të hapur protestuesve.
"Ju keni mbështetje morale. Ju po protestoni kundër një lufte të paligjshme e pushtimit në Irak dhe bota do t'ju vëzhgojë se si e shfaqni kundërshtimin tuaj. E drejta juaj për protesta paqësore do të mbikqyret nga Policia metropolitane", tha Livingstone, kryebashkiak i Londrës.
XS
SM
MD
LG