Ndërlidhjet

BEOGRAD


Koalicioni demokratik serb, DOS, u shpërbë pas disfatës që pësoi në zgjedhjet presidenciale të fundjavës.
"Drejtuesit e DOS-it, arritën në përfundimin se zgjedhjet e parakohshme bëjnë që t'i jepet fund koalicionit, i cili u krijua për zgjedhjet e vitit 2000. Koalicioni me fitoren e tij në vitin 2000 bëri një hap historik duke e shndërruar Serbinë në një shoqëri demokratike dhe e solli atë më pranë integrimit evropian", tha Dragoljub Micunovic, një nga drejtuesit e koalicionit.
Ai shtoi se koalicione të reja mund të bëhen në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
XS
SM
MD
LG